Prishtina shkon në pushim dimëror
Për këtë, ai i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kryesisë, ata të shtabit teknik, futbollistët, sponsorët, tifozët etj. Ejupi ka thënë se viti 2012 do të jetë një vit edhe më i mbarë për Prishtinën.
“Sezonin vjeshtor e kemi përmbyllur si kampion. Këtë pozitë synojmë ta ruajmë edhe në pranverë, pasi duam ta fitojmë titullin e kampionit për 90 vjetorin e themelimit të klubit”, u shpreh Ejupi para gazetarëve. “Gjatë pranverës do të tentojmë t’i zhvillojmë disa ndeshje miqësore ndërkombëtare jashtë Kosovës, me qëllim që t’i promovojmë lojtarët tanë në perëndim. Me siguri se do të luajmë me klube nga Bundesliga 2 gjermane, dhe me ato të Ligës së pare dhe të dytë të Zvicrës”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, trajneri i ri i Prishtinës, Wolfgang Jerat nuk është shprehur qartë nëse do ta përforcoj ekipin e tij me lojtarë me përvojë për sezonin pranveror gjatë afatit kalimtar të dimrit. “Ne jemi duke u përforcuar, por me lojtarë të klubit tone”, tha gjermani. Njëherësh ai nuk ka sqaruar se kur do të del me listën me emrat e futbollistëve që do ta përbëjnë ekipin e parë në pranverë, prej aty 40 lojtarëve me të cilët ka stërvitur prej 11 dhjetorit.