Topi dekreton Drejtuesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan
Gjatë këtij takimi presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rolin vendimtar dhe mbështetjen institucionale të SHBA-së për zhvillimin e Shqipërisë në fusha të ndryshme, duke shprehur njëkohësisht edhe vlerësimin dhe mirënjohjen për punën dhe aktivitetin e Fondit Shqiptaro-Amerikan në nxitjen e projekteve dhe investimeve amerikane për zhvillimin e biznesit dhe rritjes ekonomike jo vetëm në vendin tonë, por në planin më të gjerë rajonal.
Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” z. Xhefri T. Grifin, ku ishin të pranishëm Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon, L. Uithers, Ambasadorja franceze, Mariz Davje, Drejtorja e USAID-it, Roberta Mahoni, deputetë, drejtues të bordit dhe anëtarë të Fondit Amerikan si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.