Poni mbledh vendorë për Javën Evropiane të Demokracisë
Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni u shpreh në takim se gjatë “Javës Europiane të Demokracisë Vendore” në Shqipëri do të zhvillohen veprimtari të shumta që lidhen me parimet, vlerat, konsolidimin e procesit të decentralizimit, konsolidimin e mandatit të të zgjedhurit vendor, pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje, bashkëpunimin mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore për një qeverisje të hapur dhe në shërbim të qytetarëve, vlera të cilat do të shprehen veç të tjerash edhe përmes fletë palosjeve si dhe ansambleve artistike.
Aktivitetet e “Javës Europiane të Demokracisë Vendore” do tё organizohen nё nivel kombëtar dhe vendor nga Ministria e Brendshme nё bashkëpunim me autoritetet vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendor.
Gjatë “Javës Europiane të Demokracisë Vendore” do të evidentohen:
Konsolidimi i procesit të decentralizimit në Shqipëri.
Konsolidimi i mandatit të të zgjedhurve vendor.
Rritja e peshës së administratës vendore dhe rajonale në ofrimin dhe shpërndarjen e shërbimeve.
Prezantimi i praktikave më të mira të qeverisjes vendore
Kërkesa për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.
Bashkëpunimi Evropian në fushën e qeverisjes dhe demokracisë vendore
Demonstrimi i një bashkëpunimi intensiv midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.
Krijimi i një kontakti të drejtpërdrejtë me qytetarët në realitetet e reja në kuadër të reformës së decentralizimit Informimi i qytetarëve për kompetencat dhe mënyrën e qeverisjes së autoriteteve lokale.
“Java Evropiane e Demokracisë Vendore ” ёshtё njё aktivitet që organizohet për të tretin vit radhazi me rekomandim të Kongresit të Autoriteteve Vendore pranë Këshillit të Evropës, rreth datёs 15 Tetor tё çdo viti nё kujtesë tё nёnshkrimit të Kartës Evropiane pёr Autonomi Vendore mё 15 Tetor 1985. “Java Europiane e Demokracisë Vendore” këtë vit do të zhvillohet nga data 12-17 Tetor 2009.