Arrestohet i dënuari me 25 vite burg për vrasje
Ky shtetas është dënuar me një vendim të datës 10.12.2001 të Gjykatës së Apelit Durrës, me 25 vite burg, për veprën penale të “Vrasjes” së dy shtetasve, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Pas informacioneve të marra, se shtetasi i sipër cituar po qarkullonte me një automjet tip Audi në drejtim të Tiranës, menjëherë u ngrit një Pikë e Kontrolli në kthesën e Senatoriumit Tiranë. Në momentin e ndalimit, ky shtetas ju është prezantuar punonjësve të policisë me emër të rreme dhe si një shitës ambulant të fruta perimeve.
Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e tij tip “Audi”, u gjendën dhe ju sekuestruan një sasi frutash (hurma), të cilat dyshohet se i përdorte për të fshehur identitetin e tij, si shitës ambulant. Shtetasi ju dorëzua për veprime të mëtejshme Drejtorisë së Policisë Qarku Elbasan , për dërgim në vendin e vuatjes së dënimit.