Kosovë, arrestimet për korrupsion javën e ardhshme
Burime diplomatike kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se hetimet e EULEX-it kanë ardhur deri në fazën, që gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhen arrestimet e para, më saktësisht marrja në pyetje e të dyshuarve.
Burimet nuk e kanë mohuar mundësinë që të arrestuarit të jenë nga “rasti Limaj”, mirëpo sipas burimeve, përveç në rastin e MTPT-së, hetuesit e EULEX-it janë duke punuar intensivisht edhe në dy nga gjashtë rastet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar. Sipas burimeve, edhe dy rastet e tjera kanë të bëjnë me ministra në kabinetin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Përveç Limajt, edhe një ministër tjetër i dyshuar është nga radhët e PDK-së, ndërkaq i treti ministër, për të cilin hetuesit e EULEX-it janë duke punuar intensivisht, vjen nga LDK-ja. Burimet diplomatike bënë me dije se kjo është faza e parë e luftës kundër korrupsionit në nivelin qendror, nga EULEX-i, ndërsa faza e dytë do të jetë në shtator. Edhe në atë fazë, pritet të veprohet për të paktën edhe tri raste të korrupsionit në nivel qendror në periudhën që nis nga viti 2000.
Krahas hetimeve, edhe për zhvillimet e fundit ka pasur një proces të ngjeshur konsultues të aktorëve politikë, ashtu siç pati ndodhur muaj më parë për rastin Limaj. Të dy evropianët më të fuqishëm në Kosovë, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, që nga bastisjet që EULEX-it në MTPT, të shumtën e kohës kanë qëndruar jashtë Kosovës.
Të dy zyrtarët kanë qenë në një proces të gjatë konsultues në Bruksel, ndërsa Feith ka qëndruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimet diplomatike i kanë thënë gazetës se që të dy zyrtarët kanë marrë mbështetje të fuqishme për punën e EULEX-it nga të dyja qendrat e vendosjes, gjë që edhe ka “pjekur rrethanat që të veprohet”.
“Ekziston një disponim i qartë në Bruksel se nëse nuk ka sukses EULEX-i, rrezikohet reputacioni i Evropës si faktor global”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar. Ky disponim i është transmetuar qartë Thaçit të hënën e kaluar, në takimin e parë që ka pasur me shefin e ICO-së, Pieter Feith, pas një kohe të gjatë.