Preteni: Ka akuza, por ende s’ka dënime për korrupsion
Sipas tij, Sipas tij, në top-axhendën e të gjitha institucioneve të Kosovës duhet të jetë lufta kundër korrupsionit.
“Them se një gjë e tillë tashmë ka filluar të ndodhë, janë disa elemente pozitive, të cilat ashtu i vlerësoj unë. Mendoj që është i domosdoshëm një përkushtim më i fuqishëm i të gjithë mekanizmave.Një bazë ligjore, e cila në ekzekutiv e ngarkon agjencinë, ka përfunduar, por duhet të nxirren nga Kuvendi edhe disa ligje tjera, e më pastaj mekanizmat ekzistues duhet ende të fuqizohen. është lajm shumë i mirë që ka filluar edhe reformimi te gjyqësori, sepse me të vërtetë është një institucion shumë i atakuar dhe ne e kemi potencuar vazhdimisht që është një problem, i cili duhet të zgjidhet”, u shpreh ai.
Më tej, Preteni deklaroi se Agjencia ka bashkëpunim me EULEX-in, por shtoi ai pavarësisht kësaj, ende nuk ka rezultat për gjykimet. “Ka ngritje aktakuzash, mirëpo, fatkeqësisht, për gjykimet s’ka ende rezultat, ose s’kemi ne informacion kthyes. Flas gjithmonë për rastet ku pretendohet që buxheti i Kosovës është goditur më shumë”, tha.
Për sa i përket deklarimit të pasurive të zyrtarëve, Preteni tha se është një lajm i mirë që janë bërë publike. “Ne na ka shkaktuar një angazhim shtesë në agjenci, edhe pse i kemi respektuar afatet ligjore, mirëpo në aspektin teknik ne kemi dëshiruar që të gjithë ata formularë që i kanë plotësuar zyrtarët, të bëhen publikë në formën siç janë dhënë dhe të largohen të gjitha spekulimet dhe mundësitë për spekulime të mundshme se agjencitë i kanë ndërruar shifrat, ose agjencia nuk i ka bartur në tabela të veçanta ato se çka kanë deklaruar zyrtarët.
Kështu që i kemi publikuar në tërësi të gjithë formularët në formën dhe në dorëshkrim ashtu siç i kanë dhënë zyrtarët. Domethënë, i kemi skanuar formularët. Pastaj, asnjëri prej zyrtarëve nuk mund të thotë se diçka ka ndryshuar - ajo është e saktë.