E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë vëmendje për marrëdhëniet ndëretnike

Këto janë rezultat e sondazhit të Institutit "Progres" të fundit nga vargu i sondazheve të opinionit publik, sipas të cilit qytetarët kanë parashikime të këqija për marrëdhëniet midis dy komuniteteve më të mëdha etnike, maqedonasit dhe shqiptarët.

Sipas analistit politik Petar Arsovski, për momentin po bëhen dy gjëra më të këqija që ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike. Nga njëra anë, thotë ai, nuk zgjidhet problemi me emrin, ndërsa njëkohësisht po vazhdon politika e antikuizimit, të ndërtimit të përmendoreve dhe kështu me radhë.

"Dikush duhet të lëshojë pe. Pra, nëse thënë kushtimisht faktori maqedonas në pushtet vendos për një afat të gjatë të mos e zgjidh çështjen e emrit, atëherë duhet të bëhen lëshime ndaj etnisë shqiptare, e cila ka qenë konstruktive për këtë çështje. Nëse kjo ndodh ne seriozisht e rrezikojmë stabilitetin ndëretnik në vend", deklaroi Arsovski,.

Ai vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar në vazhdimësi gjatë një apo dy vjetëve të fundit. Agim Poshka nga Universiteti i Evropës Juglindore, i cili vitin e kaluar bëri disa hulumtime shkencore për UNDP-në, megjithatë, përmendi listën e disa gjërave konkrete që konsideron se kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Në periudhën e fundit edhe ambasadorët e huaj më me ndikim i bënë thirrje Qeverisë që t’iu kushtojë më shumë vëmendje marrëdhënieve midis dy komuniteteve më të mëdha në vend. /alsat-m/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›