E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisaari: Kosova, diplomaci parandaluese

 

PRISHTINË – Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, e ka cilësuar rastin e Kosovës si shembull të “diplomacisë parandaluese”. Ish ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës ka shtuar se Kosova ka dërguar mesazhin tek të gjithë diktatorët, se nëse i keqtrajtojnë qytetarët e tyre atëherë ata do të përfundojnë para gjyqit, duke bërë krahasimin me fatin e Sllobodan Millosheviçit.
Në një intervistë për radion suedeze fitues i çmimit Nobel për “Paqe për vitin 2008”, Ahtisaari ka folur dhe për problemet e tjera ndërkombëtare, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. “Ndihem i turpëruar që ende nuk kemi gjetur një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit”, tha Ahtisaari, për të shtuar se "mungesa e vullnetit politik" është arsyeja kryesore e mungesës së përparimit.
(a.s/Balkanweb/REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›