E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vritet me armë një 40-vjeçar në Kombinat

Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes pranë kryqëzimit të fabrikës së qelqit në Kombinat. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dyshohet që krimi të jetë kryer nga dy persona me motorr. 

TIRANË - Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në zonën e Kombinatit në Tiranë. Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ilir Neziri është vrarë pranë kryqëzimit të fabrikës së qelqit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas tyre Neziri nuk ka mundur dot ti shpëtojë fundit fatal për shkak të plagëve të marra.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë e cila ka tronditur banorët e zonës së Kombinatit, por aktualisht është ngritur grupi i hetimit për të identifikuar autorët. Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer nga dy persona që kanë qenë me motorr, megjithatë policia është duke hetuar të gjitha rrethanat.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›