Copat e thyera të vazos europiane
Në mënyrë gjithnjë e më të qartë kriza ekonomike-financiare, pikërisht sepse mbi të gjitha është kriza jonë – italiane – dhe bëri mirë Mario Monti që e përmendi të dielën e kaluar tek Corriere – na ka vënë muajt e fundit në një raport të ri dhe disi dramatik me Bashkimin Europian. Duke vlerësuar ndihmën jetike e të nevojshme, por edhe duke u siguruar të prekim problemin në të cilin ndërtimi i Europës po përkufizohet gjithnjë e më shumë.
Europa e sotme nuk është ajo e vitit 1958, ku ishim themeluesit, e ngjizur dhe e lindur në një pozitë absolute barazie ndërmjet anëtarëve të saj. Zhvillimet e mëvonshme, zgjerimet e njëpasnjëshme (sidomos ato famëkeqit nga 15 deri në 27 vende) dhe kriza e fundit ekonomike, kanë bërë të shfaqet brenda saj një drejtim franko-gjerman. Drejtim që, mund të konsiderohet në gjendjen e gjërave të pashmangshme, por sigurisht në mënyrë të re çështjen e transferimit të sovranitetit në traktatin e Bashkimit.
Pyetja e rëndësishme që duhet të bëjmë sot (dhe ndoshta jo vetëm ne) është: kur i bindemi numrit gjithnjë e në rritje në direktivave të BE-së, kujt jemi duke i dhënë sovranitet? Europës apo ndoshta Francës e Gjermanisë? Pyetje e bazuar se asnjë person i ndjeshëm nuk vë në dyshim faktin se qeveritë e Parisit e të Berlinit dhe kur kanë të bëjnë me çështje europiane, në radhë të parë shqetësohen për interesat e veta politike e kombëtare. Po ne? A jemi vërtet të sigurt se interesi ynë kombëtar e politik i shumicës zgjedhore që shprehet në qeverinë tonë, përputhen gjithmonë me ato “europianë” të marra sipas mënyrës që i kam thënë?
Në këtë aspekt, mua personalisht me duket shembullore ajo që ka vendosur disa herë Gjykata Kushtetuese gjermane. Sipas kushtetutës federale, parlamenti gjerman në fusha të caktuara ruan sovranitetin e plotë e absolut, pavarësisht çdo vendimi që mund të marrë ndonjë organ europian. Diçka e tillë, me duket se duhet të vlejë edhe për ne, duke qenë një pasojë e dukshme e parimit demokratik sipas të cilit për një bashkësi moderne politike disa vendime të rëndësishme janë legjitime vetëm nëse merren nga organet e zgjedhura, por siç e dimë, asnjë organ vendimtar i Bashkimit Europian nuk është. Pra, pavarësisht kësaj forme (duke supozuar se në këtë rast është vetëm formë), duhet bërë një pyetje: është e pranueshme që interesi ynë kombëtar të kushtëzohet ose të vendoset në mënyrë të detyrueshme nga qeveritë e huaja?
E vërteta është se Bashkimi Europian, sot gjendet ngushtë. Nga njëra anë vendimet gjithnjë e më të rëndësishëm për të cilat sigurisht që ekzistenca e euros nuk e lejon më të ndjekë rregullin që është ndjekur deri më sot, për të cilin, çdo vend edhe më i vogli, mund të ushtrojë të drejtën e vetos.
Nga ana tjetër, nuk është i mundur (për mungesën e një populli “europian”, pra të një rruge të mesme të përbashkët gjuhësore dhe të pamundësisë të një ekzistence të vërtetë të përbashkët politike) miratimi i një procedure të vetme alternative demokratike: t’ ja besojë vendimet një parlamenti të zgjedhur nga të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë, pra, hapi i parë drejt një bashkimi të vërtetë federal.
Mënyra për t’i shpëtuar kësaj është një rrugë shpëtimi false. I referohem projektit “të peshohet” çdo shtet në bazë të numrit të banorëve të tij dhe të miratohen vetëm vendimet e marra nga një numër shtetesh popullsia e të cilëve të jetë të paktën e barabartë me 65% të së gjithë popullsisë të Bashkimit Europian.
Është një rrugë shpëtimi false sepse në realitet akoma e lë gjithçka në duart e qeverive, pra te shteteve dhe për këtë arsye i beson çdo gjë marrëdhënieve të pushtetit midis tyre. Çfarë do ta pengonte, për shembull, drejtimin aktual franko-gjerman, duke përdorur mjete të ndryshme presioni, për të bindur një numër të mjaftueshëm vendesh për të arritur proporcionin e përcaktuar të popullsisë? A nuk është i njëjti drejtim në gjendje të ndërtojë konsensusin rreth vullnetit të tij?
Ka pak për të bërë. Për sa kohë që fjala nuk do t’i kalojë qytetarëve votues (kush e di kur), vullneti i Europës do të jetë gjithnjë vullneti – qoftë dhe më e mira e mundshme: por çështja nuk është kjo – i vetëm disa shteteve, pra i disa qeverive, pra në përfundim të disa interesave politiko-kombëtare. Midis tyre sigurisht që nuk është Italia e sotme, por duke qenë se problemi nuk është vetëm i yni, ndoshta pikërisht Italia mund të bëhet nismëtare e një debati të madh publik në rrethin e opinionit më të kualifikuar të kontinentit, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve për një çështje që në fund të fundit i përket së ardhmes së të gjithëve. Pa asnjë lëvdatë, sigurisht, por shpresohet dhe pa asnjë lloj droje.