E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: “Kosova”, jam optimist per fund te gezueshem

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje, ne Nju-Jork, nje takim me te derguarin special te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara per Kosoven, Marti Ahtisari. E ndodhur ne Seline Qendrore te OKB-se per nje sesion special te Asamblese per ceshtjet e femijeve, Topalli e organizoi axhenden e takimeve ne funksion te vijimit te lobimit te saj ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Mirenjohja iu dha me nota ekzaltuese Ahtisarit nga Kryeparlamentarja jone. Vete arkitekti i planit per Kosoven, u shpreh optimist per faktin qe paketa e tij "doli nga ngrirja". “Per te kuptuar se rasti i Kosoves eshte rast unik, duhet te njohesh historine dhe kushtet e Kosoves, mbi te cilat une jam bazuar ne hartimin e paketes”, tha Ahtisari. "Kesaj pakete tashme i eshte bere nje testim dhe jam i kenaqur qe ajo ka gjetur mbeshtetje nga shumica e vendeve", shtoi ai. Duke iu pergjigjur interesimit te medies shqiptare se c'do te ndodhe tani, pasi kaloi edhe 10 dhjetori, Ahtisari tha se “ceshtja e Kosoves eshte rikthyer tashme ne Keshillin e Sigurimit”. Ai siguroi se javen e ardhshme do te diskutohet dhe “atje do te shohim se si do te perparoje". I pyetur nese ndjehet optimist per kete ceshtje, Ahtisari u shpreh: “Kam 30 vjet qe punoj per Kombet e Bashkuara me nje kapacitet apo me nje tjeter. Une shpresoj qe, ne baze te ketij sistemi, vendimet te merren ne Keshillin e Sigurimit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›