E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jete nje politike te Shqiperise se re

Kryetari i Partise Socialiste , Edi Rama, ne turin e tij “Dialog me Shqiperine”, kete radhe ka ndaluar ne fshatrat e Librazhdit, duke u shprehur se duhet larguar nga pushteti politika e vjeter dhe se eshte koha qe ne Shqiperi te marre jete nje politike e re. “Erresira dhe papunesia jane te patolerueshme. Ato jane te gjitha bashke rezultat i nje politike te vjeter, te cilen ne duhet njehere e mire ta shporrim. Ta shporrim per t’i dhene jete nje politike te re”, deklaroi kryetari Rama. Ne qytetin e Librazhdit, ne takimin e zhvilluar po per problemet e ujit te pijshem, energjise, Rama ka theksuar se duhet nje idealizem i ri per Shqiperine. “Sot, kur me shume se cdo gje tjeter duhet nje idealizem i ri, duhet nje idealizem i ri per nje Shqiperi, e cila eshte, per fatin e keq dhe per turpin e politikaneve te saj, e treta ne bote per korrupsion”, u shpreh ai. Per te, duhet nje idealizem i ri, sepse ka nje klase politike te paafte dhe te korruptuar, qe, sipas tij, prej 17 vjetesh jeton ne kthetrat e nje politike te vjeter dhe te korruptuar.
D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›