E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherifet e Lacit, duel ne qytet

Tre persona jane perleshur me arme perreth 20 minuta pasditen e djeshme, prane Bashkise se qytetit. Nga shkembimi i zjarrit kane mbetur te plagosur Viktor Fufi, nga Mamurrasi, Eduart Trokthin, nga Laci dhe Armir Reci, nga fshati Gjorme, i rrethit te Kurbinit. Per fat, asnje nga kalimtaret e shumte ne ate ore te dites nuk eshte demtuar, ndersa krismat kane terrorizuar banoret dhe kane alarmuar uniformat blu.
Burime nga uniformat blu bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:00 te pasdites se djeshme ne lagjen numer 3 te ketij qyteti, prane bashkise. Viktor Fufi dhe Eduart Trokthi po zbritnin me automjetin e tyre nga nje rruge e pjerret, kur jane perballur me Armir Recin. Policia tha se fshatari nga Gjormi ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi automjetin e dy te rinjve. Keta te fundit kane dale nga makina dhe kane nxjerre armet per t’iu pergjigjur agresorit.
Ndersa vershellenin plumbat, dhjetera kalimtare jane shtrire pertoke apo jane strehuar ne hyrjet e pallateve. Uniformat blu, qe mberriten ne vendngjarje, i kane gjetur te tre “te fortet” e Kurbinit te shtrire pertoke, me gjakun qe u rridhte nga gjymtyret e poshtme. Ata jane marre ne automjetet policore dhe jane derguar per ndihme mjekesore. Burime nga policia e Lacit thane dje se, per te shmangur nje gjakderdhje te mundshme mes familjareve, Armir Reci u dergua per kurim ne spitalin rajonal te Durresit, ndersa dy te tjeret ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime nga bluzat e bardha thane mbreme, per “Koha Jone”, se te tre te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten. Por, ndersa ata kane jeten e sigurt, policia tha se po aq te sigurt kane edhe nje qeli ne paraburgimin e Lezhes. Re.Rre
“Te fortet” nuk flasin, dyshohet prostitucioni
Nga te dhenat e para te grupit hetimor, mesohet se tre protagonistet e perleshjes ne qender te qytetit te Lacit jane emigrante ne Itali. Burime nga policia saktesojne se nga informacionet e mbledhura ne rruge operative, mesohet se ata kane pasur nje konflikt te vjeter, te nisur qe ne shtetin pertej Adriatikut. Pikerisht ne kete piste po punon policia per te zbardhur motivet e nje perleshjeje, qe mund te shnderrohej ne nje kasaphane. Nga marrja ne pyetje e tre te plagosurve, asnjeri prej tyre nuk ka pranuar te flase. Policia tha se po heton ne lidhje me aktivitetin e tre emigranteve, duke hedhur dyshime per prishje pazari, te cilat mund te kene lidhje me tregun e prostitucionit. Policia tha se Armir Reci eshte kthyer disa dite me pare nga Italia, ndersa ka perjashtuar mundesine qe konflikti mes tyre te kete lindur ne Shqiperi. “Kjo pasi te tre personat njihen per rrezikshmerine e tyre dhe ruhen edhe nga njeri-tjetri”, pohuan burimet policore.
Banoret: “Qyteti si ne vitin 2002”
Forca te shumta speciale dhe te policise se rendit kane “blinduar” qytetin e vogel, ku ka ndodhur shkembimi i zjarrit. Brenda 50 minutash nga sinjalizimi per nje konflikt te armatosur, ne Lac ka mberritur nje autokolone e vogel e specialeve te Shkodres. Gjate mbremjes, qyteti patrullohej nga automjetet policore, ndersa te rralle kane qene ata qytetare qe kane dale ne rruge. Nje nga banoret tha dje, ne linje telefonike, per “Koha Jone”, se pamja e qytetit i kujtonte ngjarjen e 5 viteve me pare, kur drejtuesi i komisariatit, Luan Mema, u mor peng dhe per disa muaj qyteti jetoi nen peshen e forcave speciale te mberritura nga Elbasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›