E Diel, 1 Nëntor 2026

METE ngre një grup pune për situatën hidroenergjetike

Zëdhënësja e METE-s, Matilda Merxhani bëri të ditur se është ngritur një grup pune, i kryesuar nga zëvendësministri Leonard Beqiri, për të analizuar situatën hidroenergjetike në vend.

"Ky grup pune i përfaqësuar nga zv-ministri i Energjetikës, Leonard Beqiri, do të analizojë situatën e krijuar në hidrocentrale pas rënies së shirave ditët e fundit", deklaroi Merxhani.
     
Në të njëjtën kohë, Merxhani bëri të ditur se ky grup pune do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentrale dhe do të monitorojë furnizimin me energji, duke e informuar çdo një orë ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin për situatën.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›