Berisha: Ramiz Alia, të përgjigjetpër masakrën e Tivarit
TIRANE- Kryeministri Berisha i kërkon Parlamentit të vendosë një komision hetimor për të hetuar mbi masakrën e Tivarit të cilën ai e konsideron si masakra më e rëndë në historinë e luftës së dytë botërore, pas masakrës së Katinit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Berisha përsëriti sot sërish akuzat ndaj ish presidentit Ramiz Alia si përgjegjës për atë që ndodhi në mars të 1945 kur u vranë ekzekutuan mijëra të rinj kosovarë.
Duke e cilësuar masakrën e Tivarit si një nga “genocidet më të mëdha në historinë e luftës së dytë botërore pas asaj të Katinit” tha se “ai u ndihmua dhe bashkorganizua nga klika barbare e Tiranes”
“Ekzistojnë të gjithë dokumentet se ato kaluan kufirin në Morinë dhe përshkuan territorin e këtij vendi në këmbë gjer në Han të Hotit. Dhe keta kriminele shqiptarë që morën pjesë në këtë masakër duhet të marrin ndëshkimin e tyre ekzemplar si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e tyre të prehen të qetë. Nuk u transportuan në territor tjeter as të Bosnjes por vetëm në atë shqiptar”- tha Berisha duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së pak ditëve më parë të Ramiz Alisë, I cili duke iu referuar kësaj ngjarjeje tha se “duhet të përgjigjen kosovarët”
“Parlamenti duhet të nisë me vendosëri komision hetimor parlamentar. Të vendoset bashkëpunim me të gjitha parlamentet e Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Të mblidhet cdo dokument Fakt, dëshmi. Ka ende dëshmitarë që janë të gjallë.“- theksoi Berisha duke e quajtur ish presidentin e fundit të periudhës së komunizmit në Shqipëri si „vrasës ordiner i cili në vend që të shprehte ndjesë cdo ditë për shpirtrat e tyre, thotë ta gjejnë kosovarët“
„Katini shqiptar duhet të zbardhet“ – vazhdoi Berisha duke shtuar se- Ramiz Alia ka pasur ndër funksionet më të rëndësishëm, në atë periudhë, komisar i divzioneve që shkuan në Kosovë. Nëse ata nuk duan të thonë të vërtetën e vërteta do zgjidhet.
Duke kërkuar bashkëpunimin e vendeve të tjera të rajonit Berisha tha se „do e vlerësonim shumë ndihmën për zbardhjen e një nga historive më të vështira të Ballkanit, ku ekzekutuan vetëm për përkatësinë shqiptare.“
„E kuptoj që parlamenti nuk ka të gjithë isntrumentat, por mund të aktivizojë që të insturmetant për të hapur arkivat“ – tha Berisha duke shtuar se nuk mund të fshihet fakti që kosovarët kanë kaluar nga Morina në Han të Hotit.
(s.g/balkanWeb)