Gërdeci,Pinari bën përgjegjës ushtarakët

Dëshmia e Ylli Pinarit në seancën e gjyqit të Gërdecit hedh përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit mbi ushtarakët. "është për të ardhur keq, kur këta ish ushtarakë të lartë me detyra të rëndësishme gjeneral kolonel, nënkolonel, komandant brigadash e shefa shtabi, jo vetëm që nuk u kanë zbatuar urdhrat e ministrisë për detyrat e rëndësishme ushtarake, madje pa vënë fare ne dijeni atë, por edhe këtu para gjykatës në mënyrë më absurde po injorojnë duke u shprehur kështu menduam".
Kjo është deklarata e ish drejtorit të ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari para trupit gjykues për dëshmitë e dhëna deri tani në këtë seancë. Më tej ai pohon se në Komandën e Forcës së Bashkuar nuk mund të futeshe e jo me të ushtroje aktivitet pa urdhër të komandos dhe kjo nuk është bërë në Gërdec ku MEICO nuk kërkoi as zyrtarisht dhe as verbalisht sipërfaqe për depozitimin e municioneve apo ruajtje pasi detyra e MEICO përfundoi me dorëzimin në kamion të municioneve të firmës blerëse. Madje sipas tij në Gërdec nuk u kërkuar asnjëherë lista e punëtoreve për hyrje dhe dalje në fabrikë. Por ndër të tjera në dëshminë e Pinarit ishte edhe kalimi i pronësisë. "Për repartin e Gërdecit shqetësimi dhe "presioni" i Shpëtim Spahiut për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit ka qenë të mos përgojohej është dhënë dhe shfrytëzohet nga firma Sac dhe Albdemil sipërfaqe mbi ato të kontrateve të qerasë dhe aspak regjimi i ruajtjes dhe vëzhgiomit të demontimit, " pohon ish drejtori i MEICO.
Ndër të tjera ai ka treguar se nuk ishte përgjegjësia e kësaj ndërmarrje për transportimin e municioneve dhe ruajtjen e tyre. Madje për këtë pikë edhe juristja e MEICO -s Marsida Trashani ka dëshmuar në seancë që urdhri 20-44 është kundërshtuar pjesërisht nga unë si juriste dhe nga specialisti i MEICO Sokol Ngjeci, tashmë i pandehur dhe i arrestuar se ruajtja dhe transporti i municioneve nuk mund të behej nga kjo ndërmarrje pasi ajo nuk është ushtarake, por civile. Ky urdhër është marrë nga drejtor i MEICO i cili ka pohuar se këto vërejtje do t'ia paraqiste ministrit të Mbrojtjes, por kjo shkresë nuk ka marrë përgjigje.