E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vogëlushja Bleona Interpol e shpall në kërkim ndërkombëtar

TIRANE-Kërkimet për 6 vjecaren e zhdukur nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata kanë nisur nga sot në nivel ndërkombëtar. Sot Policia e shtetit ka shpallur kërkim ndërkombëtar të miturën Bleona Mata, 6 Vjec, e cila u zhduk pa gjurmë pasditen e datës 22 maj vetëm 500 metra nga banesa e saj në bjeshkët e Zapodit.

Fotografia e të miturës i është dhënë sot, pikave kufitare të vendeve fqinje, pasi policia dyshon se të miturës mund ti jenë ndryshuar gjeneralitetet dhe një nga pistat e hetimit mbetet ajo e daljes nga kufiri shqiptar.

Po sot ka nisur një tjetër operacion kërkimi në zonen kufitare me Kosovën ku forca te policise, banore dhe eksperte serish jane ngjitur sërish në bjeshkët e Zapodit per te krehur për të disaten herë zonën me shpresë për gjetjen e vogelushes.

Ndërkohë sot ne Prizren ka shkuar nje grup i policise se Kukësit dhe i hetimit i kryesuar nga drejtori i policisë së qarkut Sadri Ramcaj. Sipas Ramcajt do të ketë një takim të detajuar, ku do të shkëmbehet informacioni me shërbimin policor të Kosoves.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›