E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen Marti Ahtisaari thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht nga kundërshtimi i Serbisë dhe aleatëve të saj.

Duke folur sot para përkrahësve të tij në Oslo në prag të ceremonisë së dhënies së çmimit nesër, zoti Ahtisaari përsëriti pikëpamjen e tij se Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e pavarur. Ai i bëri thirrje Serbisë ta pranojë atë.

Komiteti norvegjez i çmimit Nobel do ta nderojë zotin Ahtisaari për përpjekjet e tij të paqes në Namibi, Indonezi dhe Irlandën e Veriut si edhe në Ballkan.

Ish-presidenti finlandez është hartuesi i planit për pavarësinë e Kosovës.  50 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovë deri tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›