Privatizohet INSIG, shitet për 25 milion euro
Tiranë- INSIG, kompania shtetërore e sigurimeve është shitur sot për 25 milion euro. Ministria e Financave bën të ditur se kompania amerikane “American Reserve Life Insurance”, është tashmë zotëruese e aksioneve shtetërore në kësaj kompanie.
Shteti kishte 65 për qind të aksioneve të kësaj kompanive, ndërsa pjesa tjetër janë aksione të institucioneve të huaja financiare. 35 për qind e aksioneve janë të BERZH dhe IFC, secila nga 19.5 për qind. Ata janë partnerë mbështetës të qeverisë në privatizimin e shoqërisë.
Cilësohet si e suksesshme kjo shitje, pasi është 2 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG, ose 3.5 milion euro më shumë nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria shqiptare.
Privatizim i aksioneve të kompanisë “INSIG” ka nisur rreth 8 vite më parë. Qeveria nxorri në shtije INSIG pas humbjeve të vazhdueshme të kësaj kompanie gjatë viteve të fundit.