Arrestohet për korrupsion guvernatori i i Ilinoisit
Çikago-Guvernatori i Illinois Rod Blagojevich, i ngarkuar për të zgjedhur pasuesin e presidentit të sapozgjedhur Barack Obama, (në postin e senatorit të Ilinoisit) është arrestuar sot nga agjentët federalë amerikanë me akuzën e korrupsionit.
Agjentët kanë arrestuar edhe shefin e kabinetit të tij John Harris.
Arrestimet kanë ardhur pas një hetimi ku përfshihen edhe disa biseda telefonike të guvernatorit: në biseda ka detaje mbi marrje rryshfetesh për emërimin e ri të senatorit të Ilinoisit.
Senatori i deritanishëm ishte Barack Obama, i cili e la postin e senatorit, pas zgjedhjes si presidenti i ardhshëm i SHBA.
Ne hetime perfshihet nje periudhe qe nga viti 2002, ku Blagojeviç aakuzohet per disa raste rryshfeti.
Emri i Rod Blagojevich u permend shpesh sidomos gjate deklarimeve te presidentit Obama lidhur me serbet dhe shqiptaret. Deklarata e famshme e Obamas "Populli serb ka vuajtur shume" iu atribua nga komuniteti shqiptar i SHBA-ve, ndikimit te Blagojevich tek Obama.
Ilinois eshte shteti me komunitetin me te madh dhe lobin me te fuqishem serb ne SHBA. Vete Blagojevich eshte me origjine serbe.
Lajmin për arrestimin e Guvernatori të Illinoisit e bëri të ditur zyra e shtypit e Prokurorit. Sipas saj, Guvernatori Rod Bllagojeviç akuzohet se ka tentuar të shesë vendin vakant të Senatit, të demokratit Barack Obama, i cili u zgjodh president i SHBA-së më 4 nëntor.
Guvernatori 51 vjeçar, demokrat dhe drejtuesi i kabinetit të tij, John Harris u akuzuan gjithashtu se kishin kërcënuar grupin mediatik të ''Çikago Tribune'' nëse do të shkruanin në gazetë lidhur me këtë çështje'', vijoi zyra e prokurorit në një komunikatë. Blagojeviç u zbulua nga disa përgjime të autorizuara nga drejtësia, ku u zbuluan të ardhurat që përfitonte ai për faktin se vetëm guvernatori mund të emëronte një tjetër senator kur vendi i tij është vacant. FBI hartoi një raport 76 faqesh për aktakuzën ndaj tij.
Ndërsa Obama ka qendruar i distancuar nga guvernatori i shtetit ku eshte shtepia e tij, gjate kohes qe ai ishte nën vëzhgim e FBI. Mesohet se arrestimi i tij e ka vënë në siklet presidentin e sapozgjedhur, Obama.
Zedhenesi i Prokurorit duke lexuar akuzat ngaj Guvernatorit te Ilinoisit tha se “rasti me i bujshem eshte a i pazareve për zëvendësimin e Obamës”. “Kjo eshte e mjaftueshme për ti bërë varrin atij”, shtoi zedhenesi.
Agjentët federal thanë se Obama nuk është i implikuar në këtë çështje.
Ndersa per menyren e zbulimit te korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin mesohet se ai dhe shefi i kabinetit jane dekonspiruar nga e-malet dhe telefonatat e tyre. Blagojevich kishte nxjerrë në shitje firmën për emrin e senatorit te ri, duke përfshirë veten në “pay-to-play”. Pazare këto të bëra të zyrën, telefonin dhe e-mailin e tij.
Ai ishte duke kërkuar rrogë substanciale për të shoqen në një organizatë dhe për vete kishte planifikuar të zinte një vend të qeverinë Obama, ose të bëhej ambasador, por ran e pranga mesditen e sotme.
Ai erdhi në krye të Ilinoisit në vitin 2003, por popullariteti i tij ka rene ndjeshëm vit pas viti.