E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket pa gjurmë nëna e dy fëmijëve

Elbasan- Një tjetër person i zhdukur denoncohet nga familja në Elbasan. Këtë radhë bëhet fjalë për një grua, nënë e dy fëmijëve, e cila ka dalë nga banesa dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas burimeve të policisë, ka qenë bashkëshorti ai që ka bërë denoncimin për largimin e gruas nga shtëpia. “Sheqere Kurti, 25-vjeç, lindur në Cërrik, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, e martuar me dy fëmijë nuk duket në shtëpi që prej dy ditësh”- thanë të njëjtat burime.

Sipas asaj që ka thënë bashkëshorti, Astrit Kurti, 27-vjeç, lindur në Librazhd, gruaja ka dalë nga shtëpia në kohën e drekës, rreth orës 14.00. Pas mungesë së gjatë të të shoqes, ai ka nisur ta kërkojë, por kur nuk ka mundur të marrë asnjë të dhënë rreth saj i është drejtuar për ndihmë policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›