Karamanlis u kërkon sindikatave të ndërpresin protestat e dhunshme
Geqi-Kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka kërkuar sot nga sindikatatat që të ndërpresin protestat e dhunshme. Këto të fundit kanë planifikuar një protestë për ditën e nesërme, me shtrirje në mbarë vendin.
Për të mënjanuar përshkallëzimin e dhunës që po njeh përmasa të mëdha Kryeministri grek po negocion me krerët sindikalistë. “Ju kërkoj që protesta të shtyhet që ajo të mos japë garancinë për akte të reja dhune”', deklaroi Karamanlis me anë të një komunikate.
Greqia për të katërtën ditë është përfshirë nga trazira pas vdekjes së një adoleshtenti që u vra nga policia.