Meta shmang Nanon: Do konsultohemi me PD-në për zgjedhjen e presidentit
Ilir Meta ka shmangur gjatë ditës së sotme pyetjen nëse LSI do të mbështesë kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ardhshëm. Gjatë një konference për shtyp, Meta ka thënë se është ende herët për të folur për presidentinm teksa LSI do konsultohet me PD-në për presidentin e ardhshëm.
Ende jemi shumë herët dhe natyrisht është një president tjetër në mandatin e tij. LSI-ja do të mbajë qëndrimin e saj në momentin e duhur dhe patjetër do të konsultohet me PD-në në përputhje me marrëveshjen mes koalicionit ka theksuarMeta.
Ndërkohë, duke folur për reformën zgjedhore, ai ka thënë se LSI-ja kërkon që modeli aktual të ndryshohet. Qëndrimi ynë për reformën zgjedhore është parimor. Modeli spanjoll i reformës nuk është i përshtatshëm ka theksuar më tejMeta.