E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika e Armelës, si pohim fajësie!

Tajvani, në lulishten përballë Hotel Dajtit, është një lokal luksoz me pishinë, një pronë-shtet, qe domethënë se nuk kishte të bënte fare me bashkinë e Tiranës. Ta gjithë e kuptonin se një llokmë e madhe e pasurisë së stërmadhe të kryebashkiakut Rama, ishte edhe  kjo gëlltitja e këtyre 1310 m² truall që, siç tha kryeministri dy ditë më parë, vlerësohej me 2000 euro/ metër katror. Kështu që përfitimi nga ky farë lokali, në këtë farë vendi, është i rendit të fitimit të miliona eurove. Togfjalëshi „të gjithë e kuptonin“ nuk do të thotë, megjithatë, se mund të bëhej denoncimi i kryetarit abuziv të bashkisë, Edvin Ramës, si njeri i përfitimeve të paligjshme, ashtu… tëk- fëk. Demokratët nuk mund të bëheshin si gojështhururit, vasalë të Edit, që shohin mirazhe të ujit në shkretëtirë. Është një taktikë e dalë boje për të dhënë alarmet e rrema të korrupsionit, me synimin djallëzor për të arnuar korrupsionin e tyre të pamasë, kur të ndodheshin para faktesh, nga të cilat s’ke si luan. Lojën e antikorrupsionit kundër tetëvjeçarit, kur u pasuruan një lukuni të babëziturish, pasardhës triumfatorë të ’97-s së dhunshme  e bëri, ç’është e vërteta, vetë Edvini në kongresin e këpëdarëve, sa për të vënë kryetarllëkun në dorë. Pastaj vunë në dorë edhe Theodhori Sollakun, për t’i lënë të rrëgjojnë nën pluhurin e trashë, të gjitha dosjet që e lanë korrupsionin e “humbjes së pushtetit tetëvjeçar” në qetësinë olimpike.
Por qeveria, siç thonë, e zë lepurin me qerre! Dokumentet e kësaj grabitjeje milionëshe eurosh në mes të lulishtes u gjetën njëra pas tjetrës. Dhe erdhi koha që Sokol Olldashi i bëri publike. I lexoi publikisht, nja pesë a gjashtë dokumente, para kamerave televizive. Me firmë e me vulë. Me thyerje flagrante të ligjeve të cituara, me nenet përkatëse. Me prova të pakontestueshme se afera e kryetarit Rama të bashkisë, ishte korrupsion i pastër. Kjo pronë  s’kishte të bënte as përkitazi me posedimet në kompetencë të bashkisë.
*   *   *
Ky shkrim as që do të merrej mundimi për t’u shkruar, nëse do të bëhej fjalë për faktin në vetvete.  Sepse e vërteta mbi korrupsionin e pashembullt të Ramës nuk përbën, tanimë, një lajm. Pra, nuk përbën një sensacion. Jo më kot duart e gjata të Ramës, si tentakulat e një piovre të pangopur, kanë rënë në pasuri të panumërta, që e kanë karakterizuar këtë kryetar-uzurpator, si pronarin e qyteteve bregdetare të plazheve  turistike më të dëgjuara të Spanjës.
Motivi për të cilin shkruhet ky shkrim, pra, e ritheksojmë se s’ka të bëjë me faktin në vetvete. Ai i detyrohet përgjigjes së zëdhënëses së PS-së, Armelës, e cila është vetëm një deklamuese për të bërë publike ato që i vihen në pupitrin para gazetarëve.
Përgjigjja e deklamimit të Ermelës del fare nga binarët e objektit.  Letra që i është dhënë si replikë ndaj S. Olldashit është parodia bajate e baltosje ordinere të kahershme për “korrupsionin e ekipit qeveritar”, ku bën pjesë edhe Olldashi, për shtrenjtësinë e autostradës së Kalimashit, si edhe për lëvizjet e shtresave gjeologjike të tunelit me të njëjtin emër. Këto, specialistët e të gjitha kontinenteve i quajnë të paparashikueshme. Por tanët janë specialistë mbi specialistët! – siç ka thënë i ndjeri Arbnori. Tani, pas një ndërprerjeje të detyrueshme kohore, ndërhyrja e detyrueshme është në përfundim e sipër.  Budallallëku i nihilistëve mund të arrijë gjer te “përgjegjësitë” e qeveritarëve , qoftë edhe për rënien e një tërmeti, që duhej ndaluar!
Kur kacagjeli zëçjerrës Erion Braçe fliste për korrupsion të hamendësuar në Kalimash, ai pati një përgjigje të menjëhershme: ishin ngarkimin e dy supervizorëve ndërkombëtarë, me prestigj të padiskutueshëm, për kontabilizim. Ata llogaritnin  çdo shpenzim, gjer te metelikët. Megjithatë refreni vazhdonte, me dredhinë që të përligjej korrupsioni i vërtetë i bashkisë së Tiranës, kur ta donte puna! Ose: kur të vinte ora e hesapeve. . .
Siç është edhe ky, i Taivanit. Po si nuk u tha një kundërargument, si nuk u përgënjeshtrua, së paku, qoftë edhe njëri nga dokumentet, si nuk u fol për ndonjë trillim në atë dokumentacion?
Vetëm kaq: Jeni edhe ju të korruptuar! Ajo që tha Armela, është njësoj si pranimi i fajësisë!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›