E Diel, 1 Nëntor 2026

Aida, Anjeza dhe Juna dalin bashkë në pub

 

Tri vajzat që janë bërë të njohura gjatë pjesëmarrjes së tyre në reality show-n “Big Brother 2” kanë ende për të folur nga eksperiencat e tyre. Po mbase nuk është kjo, por ato nuk e harrojnë miqësinë e krijuar gjatë 100 ditëve spektakël. Aida,  Anjeza dhe Juna kanë miqësi më të afërt me njëra-tjetrën për shkak se kanë bashkëjetuar në shtëpinë e famshme. Paparaci ynë i ka fotografuar ne mjediset e “Mai Tai”, ndërsa argëtoheshin me muzikë e pije si dhe bisedonin gjatë gjithë kohës. Siç e shihni në foto Aida dhe Anjeza kanë theksuar ngjyrën e verdhë të flokëve, ndërsa Juna si gjithmonë brune.  “Mai Tai” është një nga club-et më të preferuara për ish-banorët e “Big Brother”. Disa prej tyre, u bënë protagonistë në klipin “Deja vu” të Çiljetës, xhirimet e të cilit u realizuan pikërisht aty.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›