Krist Popa mbetet vetëm
Kantautori Krist Popa ka ca kohë që është tërhequr shumë nga jeta publike, ndërkohë që kohën më të madhe e kalon në studion e tij muzikore pranë rrugës “Myslym Shyri”. Por me kalimin e viteve Kristi, nga ai djali energjik dhe që mund t’i fliste kujtdo tani duket se është bërë i heshtur, i veçuar, dhe që nuk e tërheqin shumë bisedat masive. Siç e shihni dhe në këtë foto të shkrepur nga fotografi ynë në bar “Metropolitan”, artisti po kalon ca momente vetmie. Megjithatë vetëm fare nuk është, pasi ai shihet shpesh të dalë me një vajzë simpatike brune, e cila thuhet se është e dashura e tij prej disa muajsh.