E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Urbanet, bileta 50 leke, ndryshe bllokim”

Shoqata Kombetare e Transportit Urban ne kryeqytet kercenon se do te bllokoje sherbimin urban ne rast se cmimi i biletes nuk do te rritet deri ne 50 leke. Kercenimi u be publik dje, nga kryetari i kesaj shoqate, Ferdinant Ibrahimi, i cili deklaroi se, nese nuk do te kete asnje reagim nga ana e institucioneve shteterore, atehere ata do te bllokojne shitjen e aboneve, si dhe nuk do te njohin asnje karte te udhetimit falas. “Nese nuk behet ngritja e tarifes se biletes deri ne fund te dhjetorit 2007, ne muajin janar te 2008 e ne vazhdim, ne nuk do te shesim asnje abone. Do te vazhdojme te mos njohim asnje karte te udhetimit falas te leshuara nga organizatat dhe shoqatat joqeveritare”, theksoi Ibrahimi. Sipas tij, ne rast se Bashkia e Tiranes, Ministria e Transporteve, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme nuk do te nderhyjne per zgjidhjen e kesaj situate ne janar te 2008, shoqata do te filloje protesta ditore deri ne bllokim te plote te transportit te sherbimit urban.
Operatoret e transportit urban i justifikojne kerkesat e tyre me rritjen e cmimit te naftes ne treg, cka ka bere qe kostoja e udhetimit per nje pasagjere te shtohet ne 50 leke. Kjo situate, sipas tyre, eshte e paperballueshme nga shoqerite private qe operojne ne sherbimin urban, pasi nuk u jepet as subvencioni per kategorine e udhetareve qe, sipas ligjit, perfitojne udhetim falas. Duke i bere thirrje Ministrise se Financave, Ibrahimi kerkon qe te pershpejtohet hartimi i ligjit, cka i jep zgjidhje problemeve te tyre, por qe ne fakt po zvarritet nga keto dikastere. Nga ana tjeter, qytetaret e Tiranes, edhe kete fillimmuaji jane pajisur me vonese me kartelat e pajtimit mujor per udhetimin brenda kryeqytetit. Megjithese abonete duhet te shperndaheshin brenda dates 1 dhjetor, ato dolen ne treg vetem me 6 dhjetor. Mesohet se ne Tirane jane rreth 65 mije persona, te cilet blejne cdo muaj abone te pergjithshme. Te gjithe keta persona ne mungese te aboneve jane detyruar te paguajne shumen prej 20 lekesh per cdo udhetim me autobus urban. Gjate kesaj periudhe abonete e pajtimit mujor jane tregtuar vetem prane dispecerive, per te eliminuar abuzimet qe vijne nga shitja ne tregun e zi.
Linjat urbane:
Kombinat – Kinostudio
Uzina Dinamo – Sharre
Qender – Porcelan
Qender – Uzina e Autotraktoreve
Qender – Sauk
Qender – Laprake
Qender – Institut
Qender – Tufine
Tirane e Re
Unaze

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›