E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarfe kërcënues për qeverinë: Jeni të gjithë të vdekur

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe disa nga ministrat
e kabinetit të tij qeveritar kanë marrë zarfe me
kërcënime për vdekje dhe plumba. Lajmi i publikuar dje
nga disa burime ligjore, bën të ditur se zyrtarët e lartë
të shtetit kanë marrë zarfe bojëkafe gjatë dy javëve të
fundit, brenda të cilëve gjendeshin plumba 9 mm dhe
letra identike për të gjithë, në të cilat shkruhej: "Jeni të
gjithë të vdekur". Njësia e antiterrorizmit e Parisit, pranë
zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe zyra antiterrorizëm
kanë nisur menjëherë hetimin për të identifi kuar
dërguesit e letrave dhe për të hetuar në lidhje me kërcënimet.
Ndërkohë nuk është bërë asnjë koment lidhur
me ngjarjen nga zyra e Presidentit, apo e ministrave që
kanë marrë kërcënimet. Personi i fundit që i ka marrë
ato është ish-kryeministri Alen Zhupe, aktualisht kryebashkiak
i qytetit të Bordosë në jugperëndim të vendit.
"Nuk jam i shqetësuar. Tashmë i takon policisë që të
marrë situatën nën kontroll dhe të marrë masat e nevojshme",
ka bërë të ditur Zhupe. Në letra shkruhej edhe:
"Ju mendoni se keni kontroll të plotë ndaj jetëve tuaja,
por gaboheni, sepse jetët tuaja dhe ato të familjarëve
tuaj janë tërësisht në duart tona". Nuk është ende e
qartë nëse në letra ka pasur ndonjë kërkesë specifi ke
ndaj zyrtarëve. Burimi që bëri të ditur lajmin tha se zyra e
Presidentit Sarkozi, ministrit të Drejtësisë, Dati dhe ministres
së Brendshme, Alliot Mari, kanë konfi rmuar marrjen
e letrave kërcënuese. Të tjerë që janë përballur me
këto kërcënime janë deputetë të partisë së Sarkozisë.
Prokurori i Bordosë deklaroi për gazetarët se ende nuk
kishte ndonjë pistë të qartë për autorët e mundshëm.
Sipas disa hetuesve, mund të bëhet fjalë për ndonjë
person të destabilizuar mendërisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›