E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Air France”, nxirren trupat e 17 viktimave

Rio de Zhaniero - Skuadrat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e Oqeanit Atlantik trupat e 17 prej viktimave të aksidentit ajror që ndodhi të hënë e kaluar. Në avionin e rrëzuar të “Air France” ndodheshin gjithsej 228 pasagjerë.

Kushtet e vështira atmosferike nuk e kanë ulur aspak ritmin e punimeve për nxjerrjen trupave nga marina franceze dhe ajo braziliane. Ndërkohë, janë publikuar fotot ku tregohen pjesët metalike të avionit, ku lexohet qartë logoja e “Air France”.

Nënsekretari i Transporteve franceze, Dominque Bussreau, deklaron se hetimet janë përqendruar në funksionimin e keq të sensorëve që masin shpejtësinë, të cilët mund të kenë ngrirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›