Presidenca: Data e zgjedhjeve, brenda afateve
Prishtinë- Data e zgjedhjeve nuk është caktuar ende ndërkohë që konsultimet tashmë të filluara për këtë çështje mes presidentit dhe partive politike do të vazhdojnë. Kabineti presidencial deklarohet se nuk ka asnjë arsyetim për shqetësim sepse afatet ligjore do të respektohen. Këshilltari i presidentit Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka vend për shqetësim meqë zgjedhjet do mbahen sipas afateve kohore dhe se asnjë afat nuk është shkelur.
Partia reformiste ORA është ankuar se kanë pritur që Presidenti ti thërrasë ata për caktimin e kësaj date. Megjithatë, këshilltari i Fatmir Sejdiut ka njoftuar se konsultimet nuk kanë përfunduar. Ato do vazhdojnë jo vetëm me parti politike dhe ndoshta edhe me KQZ-në. Kjo lë të kuptojë se Presidenti vazhdon të mos ketë ende ndonjë datë të përafërt për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. rtk