E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Phenian - Koreja e Veriut kërcënon sërish se do të hakmerret me masa ekstreme, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara e ndëshkon atë për provat bërthamore që ndërmori muajin e kaluar. Ndërkohë, Uashingtoni sinjalizon se mund ta përfshijë sërish Korenë e Veriut në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton deklaroi dje se aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut po analizoheshin imtësisht për të provuar nëse "Pheniani mbështet terrorizmin ndërkombëtar", një përcaktim që mund ta shndërrojë vendin e varfër komunist në subjekt të sanksioneve më të ashpra financiare.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të aprovojë një rezolutë tjetër këtë javë kundër Phenianit, por ndërkohë ekzistojnë qëndrime tërësisht të ndryshme mes disa vendeve anëtare të Këshillit lidhur me sanksionet që mund të diktohen kundër vendit të izoluar.

"Do t'i konsiderojmë sanksionet kundër nesh si shpallje lufte dhe do të reagojmë kundër tyre me masa shumë të ashpra", thuhej në një koment të gazetës zyrtare koreanoveriore "Rodong Sinmun".

Koreja e Veriut, që po bëhet gjithnjë e më shumë agresive, sinjalizoi se do të ndërmarra hapa të tjerë pas nxjerrjes së paralajmërimit kundër lundrimit të mjeteve të huaja në bregdetin e saj lindor, 260 kilometra në zonën Wonsan, nga ku muajin e kaluar lëshoi një raketë dhe një seri raketash me rreze të shkurtër në vitin 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›