E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, 26 persona të zhdukur në minierën e qymyrit

Donetsk - Njëzetë e gjashtë persona konsiderohen të zhdukur pas aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në një minierë qymyri në qytetin ukrainas të Donetskut. Lajmi bëhet i ditur për AFP-në nga zëdhënësja e Komitetit Shtetëror për mbrojtjen e punës, e ngarkuar me ndihmën e shpejtë.

"Në zonën ku ndodhi aksidenti punonin 53 minatorë, 27 prej të cilëve kanë arritur të dalin në sipërfaqe dhe nuk kemi të dhëna për fatin e 26 të tjerëve", bën të ditur zëdhënësja Marina Nikitina.

Incidenti ndodhi nga një shpërthim gazi në minierën Skotchinski, në Donetsk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›