E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, mbi 7 të vdekur nga shpërthimi i autobombës

Bagdad - Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe më shumë 24 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në Bagdad. Policia irakiane bën të ditur se bomba ishte e vendosur në një mikrobus i cili ndodhej pranë stacionit.

Dhuna është minimizuar ndjeshëm në Irak këtë vit dhe numri i civilëve të vdekur gjatë muajit maj ishte në nivelin më të ulët që nga hyrja e trupave të huaja në vend në vitin 2003, por trupave irakiane dhe atyre ndërkombëtare u duhet ende të eliminojnë rebelimin.

Shpërthime të tilla ngrenë dyshime mbi aftësisë e trupave irakiane të sigurisë për garantimin e mbrojtjes së vendit, ndërkohë që trupat amerikane përgatiten të tërhiqen nga qytetet irakiane në fund të këtij muaji. Analistët shprehen se dhuna mund të shtohet para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që do të mbahen në janar të vitit të ardhshëm.

I gjithë personeli ushtarak amerikan do të largohen nga Iraku deri në fundin e vitit 2011, sipas një pakti sigurie të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Bagdadit, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›