E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon procesi i zgjedhjes së ambasadorëve

Prishtinë-Ministria e Jashtme tashmë ka dërguar në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme listën e ngushtë me emra të kandidatëve të mundshëm për ambasadorë të Kosovës. Ky komision siç kërkon ligji duhet të dërgojë sygjerime te Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm. Sidoqoftë, në fund sipas ligjit Presidenti vendos dekretimin e tyre.

Procesi kishte filluar kohë më parë me gati 300 aplikantë që kërkojnë pozitën e ambasadorit të Kosovës në 18 shtete ku Kosova do ketë ambasadat e veta. Kësaj i shtohen edhe 10 të ngarkuarit me punë në ambasadat që Kosova i ka të hapura nëpër botë. Ligji kërkon edhe mosbërjen publike të asnjë emri që tashmë ka arritur në zyrën e Kryetarit të komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Dhe jo vetëm kaq, edhe atëherë kur Presidenti të vendos për njërin prej kandidatëve, duhet fillimisht të kërkohet miratimi i atij personi nga ana e shtetit se ku do të dërgohet si ambasador e krejt në fund bëhen publik emrat e 18 ambasadorëve të Kosovës nëpër botë. (rtk/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›