Ajaks vjen titulli i 31-te

Ajaksi fiton për të dytin vit radhazi titullin në Eredivisen holandeze. Ky sukses i jashtëzakonshëm regjistrohet për herë të parë që prej vitit 1996. Skuadra nga Amsterdami vitoi 2-0 përballë Venlos, duke mbyllur matematikisht çdo diskutim në garën për titullin.
Përpara kësaj sfide, ajaksi kishte gjashtë pikë avantazh nga Fejnordi I vendit të dytë dhe i nevojitej vetëm një barazim, megjithatë skuadra e Frank de Bur e festoi kurorën në mënyrën më të mirë. Siem de Jong zhbllokoi shifrat në të 9-ën, ndërsa në minutën e 58-të ishte sërish ai që vulosi rezultatin final 2-0.
Ku është suksesi I dytë për trajnerin De Bur, i cili zëvendësoi Martin Jol në dhjetor të vitit 2010. “Për mua titulli i parë ishte I paharrueshëm, sepse e prisnim prej shumë kohësh. Por, triumfi I dytë është edhe më I bukur për stafin tim teknik”, deklaroi ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares holandeze.
Ky ishte titulli kampion i 31-të në histori për Ajaksin, që festoi së bashku me tifozët në ndeshjen e fundit për këtë sezon në “Amsterdam Arena”. Ndërkohë, festa do të kompletohet me dorëzimin e trofeut pas mbylljes së javës së fundit të kampionatit.