E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Delio Rosi grushte ndaj Ljajic

Duke u kthyer në stol, lojtari serb iu drejtuar teknikut, fillimisht duke e duartrokitur në mënyrë ironike dhe më pas ka nisur polemikat rreth vendimit për ta larguar nga fusha. Në këtë moment, trajneri Rosi tradhëtohet nga nervat dhe ka humbur kontrollin.

Ai iu kthye në mënyrë të pabesueshme futbollistit, duke e gjuajtur me grushte dhe shuplaka, ndërsa I menjëhershëm ishte reagimi i stafit teknik dhe I lojtarëve rezervë të Fiorentinës, që evituan më të keqen për Ljajiç. Në fund, takimi përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në mënyrë të paevitueshme, presidenti Dela Vale lajmëroi shkarkimin e trajnerit Delio Rosi.

Drejtuesi I klubit e komentoi ngjarjen si një episode shumë të rëndë, nga një person që gjithmonë është sjellë me etikë. Nga ana e tij, trajneri ishte I gatshëm të kërkonte menjëherë falje, por kjo nuk ka mjaftuar dhe drejtuesit e klubit vendosën ta largonin, edhe sepse situata mes drejtuesit të stolit dhe skuadrës nuk ishte nga më të mirat.

Ndërkohë, klubi i Fiorentinës ka bërë të ditur se edhe sulmuesi serb do të ndëshkohet për fjalët që provokuan zëmerimin e trajnerit, edhe pse të gjithë janë në një mendje: një trajner me eksperiencën e Delio Rosit nuk duhet të kishte vepruar kurrë në atë mënyrë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›