E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaksi dhurata per Berluskonin

Galiani Dua nje Milan konkret duhet te fitojme titullin ne Serine A

Pasi ka arkivuar suksesin e te shtunes pasdite ndaj Xhenoas Milani pergatitet per Europen me sakte per Champions League. Sot ne mbremje kuqezinjte do te ngjiten ne skene ne Amsterdam kunder Ajaksit per te kerkuar te ngrene perfundimisht nivelin pas veshtiresive ne fillim te sezonit. Adriano Galiani duket se ka shume besim edhe sepse Pato eshte shume prane rikthimit.

Seria A ndash Administratori i pergjithshem flet edhe ne lidhje me kampionatin italian. Milani po permiresohet distanca ne klasifikim per fat eshte ngushtuar nenvizon Galiani para nisjes per ne Holande edhe sepse yni eshte kampionati me kryesuesen me piket me te uleta ne Europe 10 pike pas pese ndeshjesh. Kjo do te thote se ka nje ekuiliber te madh. Pra ky eshte nje lajm i mire nga Seria A pavaresisht se ndaj Xhenoas Milani ka vuajtur shume. Ekipet e niveleve te uleta sa here qe vinin ne San Siro vetem mbroheshin. Ndersa tani luajne sulmojne dua te them se nga vala e re e trajnereve ka lindur nje shkolle e mire. Normalisht ne cdo rast ka shtuar Galiani fiton skuadra me e forte dhe shpresojme te jemi ne ajo skuader.

Pato ndash Buzeqeshja e Galianit shtohet kur preket argumenti ne lidhje me formen fizike te Patos Eumlshte shume mire dhe mund te luaje qe te shtunen ndaj Parmes keshtu me kane thene mjeket. Robinjo po permireson nga ana e tij nuk eshte stervitur mire gjate veres por po fillon te ndieje vazhdimesi. Kemi shume alternativa. Por kujdes objektivi eshte gjithmone vetem nje Milani duhet te jete konkret pervecse argetues. Milani duhet te fitoje titullin ne Serine A sepse nuk jemi ne nje park lojerash. Ne Amsterdam shpresojme ti dedikojme nje fitore te bukur presidentit tone i cili te merkuren ka ditelindjen dhe duhet falenderuar gjithnje per gjithcka qe ben per Milanin.

Alegri ndash Trajneri i Milanit eshte shume i perqendruar te ndeshja e dyte e Champions. Ajo me Ajaksin eshte nje ndeshje e rendesishme dhe aspak e lehte deklaroi Alegri sepse ne fushen e tij eshte gjithnje e veshtire te perballesh me Ajaksin. Eumlshte nje skuader e mire e re dhe teknike. Per ne eshte nje ndeshje fondamentale per kalimin e turit prandaj kam nevoje per nje Milan te kujdesshem i cili te sakrifikoje dhe te tregoje deshire per te marre rezultat. Ndersa ne planin teknik duhet te permiresojme. Ndersa formacionin pritet ta beje te ditur sot pasdite. Gjithsesi mendohet se trajneri do te ndryshoje shume gjera ne krahasim me skuadren e cila luajti ndaj Xhenoas. Duhet te lihen pushim disa lojtare dhe sipas mediave italiane tekniku kuqezi mund te lere jashte Pirlon Boateng e Ronaldinjon. Moduli i individualizuar nga Alegri duket se eshte 4-4-2 me Ibrahimovicin e Robinjon ne sulm per aq kohe sa nuk do te aktivizohet artileria e rende me Inzagin ne krahun e suedezit dhe Robinjo si mesfushor i krahut te majte. Ne mesfushe pritet te zbrese Sedorf por nuk perjashtohet qe ne fund te futet Ronaldinjo i cili mund ti jape jete modulit tjeter 4-3-1-2 i cili aplikohet zakonisht nga trajneri i ri i kuqezinjve. Ndersa Ibra do te ndeshet sot me te kaluaren e tij Ajaksin me te cilin ka luajtur per tre sezone. Deri tani nuk u ka shenuar asnjehere ish-skuadrave te tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›