E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT Ligji favorizon TVSH-ne

E drejta TV

Keshilli Kombetar i Radiotelevizionit ka nenvizuar edhe njehere qendrimin ne lidhje me konfliktin per te drejtat televizive te ndeshjeve te kombetares. KKRT-ja eshte shprehur kunder ankandit duke rikujtuar edhe njehere nenin 77 te ligjit 8410 i cili parashikon ekskluzivitetin e RTSH-se per transmetimin e ndeshjeve te Kombetares per territorin e Shqiperise. Ne respekt te nenit 77 te ligjit 8410 per radiot dhe televizionet publike dhe private parashikohet se RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit te aktiviteteve publike ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte shprehur drejtori i Marredhenieve me Publikun ne KKRT Fatbardh Zenelaj. Gjithashtu ne kete mbledhje jane marre dhe masa nga paralajmerimi ne gjoba e deri me heqje te licencave per nje sere televizionesh kabllore per shkelje te te drejtave te transmetimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›