E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesuam gol te parregullt dhe na mohuan nje penallti

Perparim Daiu

Trajneri i Beses Perparim Daiu nuk i ka fshehur rezervat per arbitrimin ne ndeshjen me Shkumbinin. Drejtuesi i stolit verdhezi i cili debutoi me barazim ne nje ndeshje mjaft delikate ne Peqin deklaroi per SuperSport Goli i dyte i Shkumbinit duhej anuluar pasi Mustafaji ishte ne trajektoren e topit. Gjithashtu na mungon edhe nje penallti per nje faull te paakorduar ndaj Shtitin i cili u frenua me nje mbajtje nga fanella ne zone. Me tej tekniku Daiu shprehu besimin te potenciali i skuadres pavaresisht se kavajasit vazhdojne te renditen ne vendin e fundit ne klasifikim me 3 pike ne pese ndeshje Edhe mund te kishim fituar por per ne edhe barazimi ishte nje rezultat i mire. Sulmuesit tane duhet te ishin treguar me te sakte sepse patem mjaft raste. Megjithate kjo sfide na jep siguri sepse elementin e kemi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›