E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajala: Qeveria pa vullnet për kompromis. Rama: Mora mbështetjen e Papandreut

Internacionalja Socialiste diskuton ne Shtetet e Bahskuara te Amerikes mungesen e transparences te zgjedhjeve te kaluara ne Shqiperi. Sekretari I Pergjithshem Luis Ajala shprehu keqardhjen per qendrimin e kryeministrit Sali Berisha gjate negociatave, duke e fajesuar ate per mungesen e vullnetit per kompromis.

"Unë do të thoja që ne ndërkombëtarët në momentin aktual shprehim keqardhjen për mungesën vullnetin të kompromisit që vërehet nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër ne jemi shumë krenarë nga qëndrimi shumë i përgjegjshëm, nga maturia e liderit të opozitës Edi Rama, i cili ndërkohë ka pranuar këtë kompromis. Ne ndërkombëtarët kishim pritshmëri kur ishim atje në Tiranë për zgjidhjen e këtij kompromisi që nisna e Parlamentit Europian e dy kryetarëve do të sillte rezultat. Po për këtë kërkohet një angazhim real për të gjetur zgjidhjet për Shqipërinë ", tha Luis Ajala, sekretar i pergjithshem i IS.

Nga ana e tij kryesocialisti Edi Rama tha se fshehja e krimit electoral, mbulon mekatet e drejtesise dhe te dhenat reale ekonomike.

"Këshilli i Interacionales rikonfirmoi qëndrimin e Komitetit të Europës Juglindore duke e mbështetur fuqishëm Partinë Socialiste dhe të gjithë opozitën shqiptare në përpjekjen e vet për transparencë... e cila mbulon jo vetëm vërtetësinë e procesit zgjedhor, por mbulon edhe mëkatet që duhet të dalin përpara drejtëisë, mbulon edhe të dhënat dhe shifrat e ekonomisë. është një shqetësim në rritje i botës demokratike dhe një shqetësim i shprehur nga Internacionalja Socialiste", tha Edi Rama, kryetar i PS-se. Pas takimit me kryeministrin e Greqise Papandreun Rama tha se mori mbeshtetjen e tij per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›