Ajatollah Khamenei bën thirrje për qetësi publike në Iran
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka
bërë thirrje për t'u dhënë fund protestave nëpër rrugë, duke thënë se "fitorja
është përfundimtare" në zgjedhjet e kontestuara presidenciale që u bënë shkak
për trazirat më të mëdha në Ian në tri dekadat e fundit.
Në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit pas votimeve të 12 qershorit, Ajatollah
Khamenei tha se iranianët kanë zgjedhur atë që e panë më të përshtatshëm për të
shërbyer, Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad me 63 përqind të votave.
Ajatollah Khamenei kundërshtoi akuzat se votimet ishin të manipuluara, duke
thënë se fitorja me një diferencë prej 11 milionë votash për Presidentin
Ahmadinexhad tregon se nuk ka patur fallsifikime. Udhëheqësi suprem i Iranit dënoi gjithashtu
ndërhyrjet e huaja, siç u shpreh ai, që kanë bënë në diskutim rezultatin e
zgjedhjeve.
Fjalimi i Ajatollah Ali Khameneit në
televizion pasoi rreth një javë protesta masive nga përkrahësit e kandidatit që
humbi zgjedhjet, Mir Hosein Musavi, i cili i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve,
duke thënë se votat ishin manipuluar.
Ajatollah Khamenei bëri thirrje sot për qetësi publike
dhe tha se opozita do të mbahet përgjegjëse për veprimet me dhunë. //iç//