PD: Edi Rama dhe Nard Ndoka të heqin dorë nga manipulimi i vdekjes së Aleks Kekas, sikurse bënë me Kosta Trebickën

Partia Demokratike ka shprehur keqardhjen, ndërsa ka denoncuar dje përpjekjen për manipulimin e vdekjes së Aleks Kekas, nga ana e Edi Ramës dhe Nard Ndokës. “Sot humbi jetën pas eksplozionit të makinës qytetari njëherësh Kryetari i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka. Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Edi Ramës dhe Nard Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit, duke nxjerrë si satelitë njëri pas tjetrit zëdhënësit e tyre”, thuhej dje në një deklaratë zyrtare ët PD-ës. Duke i kërkuar organeve kompetente të zbardhin ngjarjen, PD-ja denoncoi tendencën për manipulim politik, të kësaj ngjarje, sikurse u veprua me vdekjen e Kosta Trebickës. “Ne kërkojmë nga organet kompetente të zbardhen të gjitha rrethanat e humbjes së jetës së qytetarit Aleks Keka por gjithashtu denoncojmë manipulimin politik dhe paragjykimin aq të ngjashëm me rastin Trebicka”, përfundonte deklarata e PD-ës.
...