E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajdarevic hesht rreth interesimit të PSV-së

Astrit Ajdarevic nuk ka dashur të komentojë shumë rreth spekulimeve të mediave suedeze për një interesim të mundshëm të gjigantit holandez PSV Eindhoven për të, edhe pse e pranon se ka dëgjuar zëra të tillë.

“Kam dëgjuar spekulime të tilla, por asgjë nuk ka ndodhur deri tash. Derisa nuk do të ketë diçka konkrete, unë nuk do të merrem shumë me këtë punë”, deklaroi mesfushori shqiptar.

Ai e pranon se ndihet mirë në Norrkoping, por nëse arrijnë oferta serioze, bashkë me drejtuesit e klubit do t’i shqyrtojnë opsionet.

“Nuk kam asnjë koment për momentin, pasi s’ka gjë konkrete. Tash jam bërë më i pjekur në këtë aspekt, kam mësuar nga e kaluara”, theksoi ish futbollisti i akademisë së Liverpoolit.

Një ditë më parë, presidenti i Norrkopingut, Peter Hunt, kishte konfirmuar se disa klube jashtë Suedisë janë duke e përcjellë me kujdes 22 vjeçarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›