E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca SHBA-Australi shqetëson Kinën

Kina ndihet e shqetësuar për shkak të rritjes së lidhjeve ushtarake mes Australisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm australian, Bob Carr, në një prononcim për gazetarët gjatë një vizite në Pekin. Autoritetet kineze i kishin thënë atij se “koha për aleanca të Luftës së Ftohtë ka kaluar prej kohësh”.

Së fundmi Shtetet e Bashkuara kanë nisur një kontingjent trupash drejt bazave të tyre në Australi, lëvizje kjo e konsideruar për t’i bërë trysni Kinës.

Carr takoi homologun e tij Yang Jiechi.

Kina është partneri tregtar më i madh i Australisë dhe pothuajse çereku i eksporteve australiane shkon në Kinë. Por aleatja kryesore e Australisë për sigurinë është SHBA-ja.

Muajin e kaluar, kontingjenti i parë me marinsa amerikanë u pozicionua në Darvin, ndërkohë që brenda vitit 2017 Washingtoni do të vendosë 2500 ushtarë në veri të Australisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›