Ajet Çekiçi: Gjëma e Veriut, sfida e kohës
Në kërkim të emrit, identitetit dhe egoja për të shqipëruar inicialet e tij nëpërmjet tingujve, i kanë shtruar një korsi sa të vështirë, aq edhe të bukur. Pasioni si udhërrëfyes e ka orientuar kompozitorin e ri Ajet Çekiçi drejt botës që s’njeh kufirin e finishit, atë të kompozimit të muzikës mbi bazën e tingujve të instrumenteve të tija më të lëvrueshme. Edhe pse terreni për të vënë në zbatim produktin e krijimtarive rinore është shumë i ngushtë, për Çekiçin është thjesht një proces vështirësie, por jo pengesë për të vazhduar rrugën e nisur. Në mungesë të stimulimeve të tjera, studentë si Çekiçi shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që gjejnë, si festivale kombëtare, ndërkombëtare, apo shoqata të ndryshme të organizuara nga kompozitorë të njohur. Rreth dy javë më parë, shoqata “Aelfior” e kryesuar nga prof. Aleksandër Peçi ka mbyllur në Akademinë e Arteve serinë e katërt të koncerteve organizuar në kuadër të kompeticionit ndërkombëtar “Ton de Leeuw” për kompozitorët e rinj. Ishte një edicion ku mes veprave të shumë shteteve, konkurronte edhe shkolla shqiptare me anë të tre kompozitorëve të rinj. Vetëm njëri prej tyre jo vetëm që arriti të kalonte finalen, por zuri edhe vendin e dytë si kompozitori më i mirë për të rinj. Është Ajet Çekiçi, studenti i cili aktualisht mbron postin e asistent-pedagogut të prof. Sokol Shupo, në degën e kompozicionit. Në një intervistë ai tregon ndjeshmërinë e një të riu, pas trofeve, si dhe teknika që ndjek ai për të prekur majën
Suela Furriku
Në kompeticionin ndërkombëtar “Ton de Leeuw” për kompozitorët e rinj ju arritët të merrnit çmimin e dytë, si ndiheni?
Pas këtij çmimi sigurisht që ndihem i fituar moralisht, pasi puna ime është vlerësuar nga një juri shumë profesioniste siç ishin kryetari Sokol Shupo, profesor Shpëtim Kushta, si dhe anëtarë të huaj holandezë. Ky çmim më dha mundësi që unë të krijoj edhe më shumë për tregun e jashtëm, pasi ballafaqimi im i parë ishte vërtetë për t’u admiruar, duke qenë se unë me këtë “trofe” kam përfaqësuar edhe shkollën shqiptare.
Shpresoj që të marrë pjesë edhe në të tjera kompeticione, konkurse të kësaj lloj natyre, me qëllim që të ballafaqoj veten dhe për të parë nivelin tim se ku jam.
Po më thoni që kompeticioni që ju morët pjesë ishte një ndër aktivitetet që mes të cilit arritët të shikoni nivelin tuaj, në çfarë faze e vlerësoni atë përballë krijimtarisë së huaj?
Duke qenë në këtë fazë, unë jam komod dhe pashë veten në një nivel të admirueshëm. Muzika jonë bashkëjetonte me veprat e kompozitorëve të huaj. Ajo nuk ishte larg muzikës së huaj dhe besoj se në të ardhmen do të përfaqësohemi denjësisht në tregun e konkurseve. Ndërkohë që për mua kjo pjesëmarrje ishte një orientim që ekziston edhe një tjetër lloj forme për të punuar. Bota nuk ka nevojë për këtë gjë që po bëjmë ne aktualisht, ajo ka nevojë për etnos, për folklorin tonë të traditës dhe si ia transmetojmë ato botës për të na njohur më mirë se kush jemi dhe nga vijmë.
Me çfarë veprash morët pjesë në këtë kompeticion?
Mora pjesë me kuartet harqesh. Dy violina, violë dhe çelo. Ishte një vepër njëkohëshe, por me sesione të ndara, ku ndryshonte tematika e tyre. Ajo nuk paraqiste ndonjë subjekt të caktuar, por thjesht një kuartet harqesh me një kohë. Mbi këtë vepër unë kam punuar rreth tetë muaj, duke përfshirë këtu edhe materiale të tjera të papërfunduara. Paralelisht ishte kuarteti numër tre dhe katër.
Emri juaj ka përfaqësuar Akademinë e Arteve, në një festival ku ju morët edhe çmimin e dytë, çfarë ndjesie iu jep kjo?
Me jep atë lloj ndjesie që më nxit edhe më tepër për të punuar dhe krijuar. Për mua është një kënaqësi e madhe, sigurisht si dhe më ndihmon në orientimin tim në të ardhmen. Ishte një ballafaqim me shkolla të huaja dhe arrita të kuptoj se si studiojnë italianët, gjermanët etj.
Cili ishte konkluzioni që nxorët në këtë rast?
Vepra ime bashkëjeton me kompozimet e studentëve të huaj, dhe mua në këtë mënyrë më duhet të punoj edhe më tepër, e të arrijë rezultate më të larta.
Po e theksoni herë pas here që doni të arrini rezultate të larta, deri ku shkon ambicia juaj?
Deri në pafundësi. Kompozicioni nuk njeh limit, e kështu unë dua të krijoj edhe individualitetin tim. Dua të jem thjesht unë, ku çdo vepër që unë bëj publike sot, të tingëllojë po njësoj edhe pas shumë vitesh, pra të identifikohet emri im lehtësisht me ndërmjetësinë e kompozimeve të mia.
Cilët janë kompozitorët tuaj të preferuar? Stili që ndiqni?
Të gjithë kompozitorët i kam të preferuar, po më tepër më pëlqen të ndjek stilin e atyre që kompozojnë muzikë të re. Por ata që më pëlqejnë më tepër janë aq shumë, por për të kënaqur pyetjen tuaj mund të përmend Scshenberg, Weber, Alban Berg, Moxart, Bethoven, Bah, Raveli e shumë të tjerë.
Shoh që nuk përmendët asnjë kompozitor shqiptar, megjithatë cili është opinioni juaj për ta?
Mendimi im për kompozitorët shqiptarë është shumë objektiv. Me këtë dua të them se ka shumë kompozitorë të talentuar, por edhe studentë të mirë. Rasti më i mirë dhe i freskët është kompeticioni që sapo konkurrova, ku veç meje ishin edhe dy studentë të tjerë të rinj shqiptarë. Vetëm unë arrita deri në finale, por kjo tregon se edhe kompozitorët e rinj shqiptarë, ecin me ritmin e kohës.
Me çfarë materialesh punoni ju si kompozitor i ri?
Unë punoj me materiale që burojnë nga folklori, materiale tek të cilat unë gjej veten dhe nëse unë e vërej që një vepër e caktuar ka përmbajtje të një karakteri ekspresiv, apo pasurimin i tyre me figura ritmike siç mund të jenë veprat e zonave të veriut të Shqipërisë. Megjithatë, nuk mund ta marrësh shabllon një këngë që i përket kësaj zone e për ta punuar atë më tej.
Çfarë ju tërheq më tepër nga këngët e kësaj zone?
Ritmi, harmonia, të cilat janë edhe elementët kryesorë që formulojnë një vepër, si dhe më sjellin më pranë për të punuar, e sigurisht nëpërmjet teknikave bashkëkohore. Por ajo që më impresionon më tepër është se unë dua të punoj me materiale, të cilat i përkasin vendit tim, mbi të gjitha. Nuk nisem për të kompozuar vetëm në mënyrë intuitive, por duke u referuar diku në materiale të një zonë të caktuar. Në fakt, Shqipëria duket e vogël, por ne kemi shumë treva që janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, e në këtë drejtim ato janë shumë të pasura sa i përket folklorit.
Si i përkufizoni ju këta elementë të folklorit?
Janë elementë të paeksploruar maksimalisht nga kompozitorët. Unë kam shumë dëshirë që të prek atë që edhe vetë bota të kuptojë lehtësisht se për çfarë materiali e ka fjalën kompozitori. Dua që auditori i pranishëm të jetë në gjendje ta kuptojë që unë si kompozitor kam marrë një material të njohur, por të risjellë në një formë tjetër dhe të përpunuar sipas mënyrës sime.
Çfarë periudhe i përkasin veprat që ju i referoheni më tepër?
Veprave që unë i referohem më tepër u përkasin viteve e shekujve të ndryshëm. Janë kohë që u përkasin edhe viteve para vitit 1940 kur është krijuar folklori, si dhe të tjera si këto. Normalisht, veç këtyre kam edhe krijimet e mia të realizuara nga emocioni im, nga dëshira ime.
Aktualisht çfarë keni në dorë?
Tani unë po shkruar një vepër për disa instrumente, si violë, piano, tam-tam, gong dhe vokal. Kjo është një vepër të cilën unë e kam titulluar “Gojëdhëna shumëformëshe”, që vjen nga greqishtja e vjetër. Kështu nga Veriu i vendit kanë kënduar ndër shekuj me gjëma vajet, në raste nga më të ndryshmet, si ikjes së bijve në kurbet apo në periudhën e Skënderbeut kur detyroheshin nga turku që të luftonin në anën e tyre, por unë kam zgjedhur instrumente që i afrohen më tepër gjëmës së Veriut të Shqipërisë siç është këndimi nga një mal në një tjetër, si format e mirëfillta të komunikimit tradicional në vend.
Pse pikërisht këtë titull?
Duke lexuar dhe shfletuar literaturë të shumë autorëve kam zgjedhur fjalën “polimorfi” nga greqishtja e lashtë e përkthyer me fjalën “shumëformëshe” dhe “mythos” –“gojëdhënë” për arsyet që rendita pak më lart. Në teknika kompozicionale do të jetë një vepër me variacione, një prezantim në shekuj. Gongu në këtë rast është ai që na ka sjellë jehonën në shekuj me radhë, ashtu siç kam menduar që ky është një nga ato instrumente që më afrojnë me atë temë që unë dua të bëj. Kam zgjedhur këtë titull, sepse kjo gojëdhënë ka sjellë edhe zhvillimin gradual të kombit tonë. Në shekuj të ndryshëm i është kënduar të njëjtit motiv, si vuajtjes, vdekjes, dhimbjes, emigrimit etj.
Ku jeni mbështetur për këtë trajtesë?
Për këtë projekt unë kam shfrytëzuar shumë literaturë si shkrime të ndryshme nga letërsia, Kanuni i Lekë Dukagjinit është materiali që kam aktualisht në dorë, apo edhe shumë këngë nga folklori shqiptar. Unë jam në fazat e para për konkretizimin e tij dhe sapo kam gjetur instrumentet që i përshtaten asaj që unë po kërkoj. Ndërsa sa i përket këngëve, apo poezive që unë do të përzgjedh, mbeten në një fazë të mëvonshme studimi, nëse unë do të preferoj që të jenë më tepër të referuara, apo krijimtari e imja.
Kjo është vepra juaj e parë?
Jo, kjo është vepra “Kuarteti numër 3”. Veç kësaj, kam kompozuar edhe “kuartetin numër 4” me të cilin mora pjesë në festivalin “Mozaik” që u organizua në Durrës në kuadër të javës austriake ku arrita të fitoja edhe çmimin e parë.
Jeni një kompozitor i ri, në hapat tuaj të parë, ku hasni më shumë vështirësi gjatë procesit të punës suaj?
Duke kërkuar dhe menduar për të arritur diçka më shumë për të përmbushur një punë sa më të arrirë, edhe vështirësitë janë akoma më të mëdha. Nga viti në vit ato ndryshojnë, si dhe në krahasim me projektet që ndërmarr përsipër. Në këtë rast, vepra “Mythos Polimorfis” është shumë e vështirë, pasi kërkon një studim më të thellë dhe të përqendruar në krahasim me ato që kam kaluar më parë. Nuk hasim vetëm vështirësi emocionale, por edhe në kërkimin e materialeve, të cilat mund të mos i kesh menduar ndonjëherë.
Sa të mbështetur jeni ndjerë si kompozitorë të rinj?
Të vetmen mbështetje që kemi pasur janë festivalet që janë krijuar nga shoqata të ndryshme, që kanë për mision të inkurajojnë kompozitorët e rinj. Këtu përfshihen konkurse, si dhe festivale për pjesëmarrje. Unë personalisht kam që në vitin 2001 që jam aktiv për të tilla edicione dhe përgjatë të gjitha viteve të studimeve në Akademinë e Arteve, kam qenë pjesëmarrës në festivale, si ai i “Krijuesve të rinj”, festivali i muzikës së re, ndërsa në 2004-n mora pjesë në konkursin “Çesk Zadeja”, dhe fitova çmimin e parë. Nuk janë hapësira që na janë krijuar nga institucionet shtetërore, pasi nuk na e kanë dhënë si mundësi, por vetëm në mënyrë private, ashtu siç ka manovruar shoqata “Aelfior” i profesor Aleksandër Peçit.