Shkodër; Ringjallet “Mrika”
Opera e parë shqiptare vjen sërish në skenën shqiptare. Me rastin 50-vjetorit të operës “Mrika”, si dora e parë e kompozitorit shqiptar, ajo është ngjitur edhe një herë në skenë në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Pjesë të operës së parë shqiptare “Mrika” janë ekzekutuar, për rreth dy orë dy net më parë në koncertin jubilar me rastin e 50-vjetorit të “premierës”, një koncert që mblodhi në sallën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës njerëz të njohur të artit dhe kulturës. Një koncerti që u nderua edhe me pjesëmarrjen e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku mbylli edhe javën e aktiviteteve kushtuar përvjetorit të 50-të të operës “Mrika”, me kompozitor Prenkë Jakovën dhe libret të Llazar Siliqit.
I prezantuar nga Zerina Kuke dhe Rikard Ljarja, koncerti jubilar u organizua nën kujdesin e kompozitorit Gjon Shllaku, president i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenk Jakova”, Ridvan Karakaçi, kritik muzike dhe Lorenc Radovani, violinist.
“Fenomeni Jakova sjell tek ne ndërgjegjen kombëtare, njëherazi imazhin muzikor shkodran e shqiptar. Krijimtaria e tij përmbledh në mënyrë esenciale procesin e krijimit të operës kombëtare, duke u bërë normë klasike për brezat e kompozitorëve shqiptarë”, - tha në hapje të këtij koncerti, prezantuesja Zerina Kuke. Ndërsa, aktori Ljarja cilësoi se “Prenk Jakova krijoi epokën e tij, fatmirësisht e vendosur midis dy hapësirave kohore ku qëndrojnë klasikët e muzikës shkodrane të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, si Palok Kurti, Frano Ndoja, Lec Kurti, At Martin Gjoka, Kordinal Koliqi. Dhe, pas tyre brezat më të rinj, si Ramadan Sokoli, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani, Gjon Simoni etj”. Më pas, nën shoqërimin e orkestrës simfonike, të dirigjuar nga Desar Sulejmani, sopranoja Emiljana Palushaj, në rolin e Mrikës, interpretoi pjesët “Arioza e Mrikës-Dielli ka perëndue” nga akti i parë, si dhe duetin “Mrikë – Dodë” me tenorin Ramë Lahaj.
Pjesë e koncertit ishin dhe aria e Marës nga akti i parë, “Zot erdhën gjindja e huej", aria e Gjinit, aria e Mrikës “O ç’janë k’ta trazime”, nga akti i tretë etj., ndërsa nuk munguan dhe pjesë nga opera “Skënderbeu” apo aria e Santuces nga opera “Kavaleria rustikana” e Puçinit, aria e Kavaradosit nga opera “Toska”.
Epilogu i këtij koncerti jubilar ishte “Marshi i Fiskulturistëve”, vepër e kompozitorit Prenk Jakova, ritmi i së cilës ngriti në këmbë gjithë publikun e pranishëm.
Emocionues ishte momenti kur ashtu si 50 vite më parë u ngjitën në skenë dy nga protagonistët e operës “Mrika”, koristja Lajde Banushi dhe instrumentisti Mark Kaftalli, të cilët, pasi vendosën një vazo me lule të freskëta në mes të skenës, u përqafuan me pjesëmarrësit dhe organizatorët e aktivitetit. Ashtu vepruan dhe pjesëtarë të tjerë të premierës së operës së parë shqiptare “Mrika”, të cilët kishin zënë vend në radhën e parë të sallës së teatrit “Migjeni”, ndër të cilët sopranoja Florinda Gjergji, tenori Abdullah Kalaci, koristja Shpresa Nishani etj.