Presidenti Topi në teatrin e famshëm "La Skala"

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi gjate vizites ne Milano
Milano, 7 Dhjetor, 16:00, NOA - Në teatrin e famshëm “La Skala” të Milanos do të jepet sot shfaqja e operës së famshme “Don Karlo” të Xhuzepe Verdit, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Paris e Kaliforni.
Për këtë shfaqje madhështore lajmërohet, se do të jenë të pranishëm edhe 5 ministra italianë, 4 kryebashkiakë nga metropole botërore, kancelari austriak, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, por edhe kolegë të tij nga Sllovakia, Ruanda e Togo.
Kjo shfaqje do të pasohet nga një darkë gala, e cila sipas organizatorëve, do të shpenzojë për të ftuarit 350 mijë euro.
c.a/NOA