Rrëshqet makina nga lagështira, plagosen dy persona
Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin nacional Pukë-Fushë Arrëz. Një automjet tip fuoristradë me targa 3042 A ka përfunduar poshtë një ure. Për pasojë dy personat të cilët udhëtonin në makinë janë dëmtuar dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Të lënduarit Hasan Abazi, 44 vjeç dhe Sadik Picari janë dërguar në spitalin e qytetit të Pukës, ku dhe kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e të lënduarve është e rëndë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. U ngrit një grup pune për përcaktimin e shkaqeve. Nga hetimet e para të policisë mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të lagështirës.