E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ajo që bëjmë ne, jo ajo që nuk u duhet bërë të tjerëve"

Për shkrimin "Serbët pa viza në BE, pse jo ne?" dua të bëj këtë koment: Fundja, ç'na duhet neve se çfarë bën Europa me serbët? I lejon pa viza apo nuk i lejon fare, kjo është punë e Europës dhe Serbisë. Ajo që ne na intereson është, se si ne mund të udhëtojmë pa viza nëpër vendet e Europës, e këtë mund ta bëjmë duke bindur Europën se ne meritojmë të udhëtojmë pa viza, sepse jemi në zemër të saj, e jo duke u gërvishtur kot, duke i treguar se serbët nuk duhet të udhëtojnë pa viza…

Le të merremi me punët që kemi e jo me punët e të tjerëve, se nuk do na mbetet kohë për të bërë detyrat tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›