Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në dalje të një supermarketi në Romë. Një vajzë bullgare e moshës 23 vjeçare u sulmua, rrëmbye dhe u çua në një fushë ku u rrah barbarisht, aq sa gruaja rrezikoi të abortonte.
Por gruaja u shpëtua nga duart e mashkullit, nga një efektiv i cili nuk ishte në shërbim për momentin, por që ndërhyri duke liruar vajzën.
Në vijim policia bëri ndalimin e të dashurit të vajzës i cili e kishte rrahur këtë të fundit së bashku me një bashkëpunëtor për ta detyruar të abortonte, ndërsa deklaroi në polici se arsyeja pse e kishte dhunuar, ishte fakti se gruaja kishte ngelur shtatzënë me një mashkull tjetër./Indeksonline/